Kur Rama ishte gati të përplasej me Merkelin, për të ruajtur paktin me Vuçiçin
Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 24 January 2020
Ka pasur një moment, kur ndryshe nga sa pretendon sot, Edi Rama ka qenë i gatshëm të prishet edhe me Angela Merkel, për të shkuar pas idesë së Vuçiçit për ndryshimin e kufijve. Ndonëse ia kishte premtuar kancelares dënimin e idesë të shkëmbimit të territoreve, kryeministri shqiptar ka vepruar tinëz. Ai nuk e ka përfillur shqetësimin e Berlinit zyrtar.
Ky merak mbërriti kulmin, kur gjermanët i kërkuan kryeministrit të Shqipërisë, që si kusht për të takuar Merkelin në Berlin, në prill të 2018, ishte edhe dënimi i idesë së ndryshimit të kufijve.
Rama e pranoi sfidën. Ai hyri në kancelari dhe i foli sy më sy Merkelit, se nuk e mbështeste aventurën e dy presidentëve, serb dhe kosovar.
Kjo gënjeshtër, nuk është se kaloi pa rezultat imediat.
Kryeministri shqiptar mori në Berlin premtimin se Gjermania do të angazhohej për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Por, kaër muaj pasi Merkel iu përmbajt deal-it, në gusht 2018, Hashim Thaçi e shpalli publikisht idenë e “korrigjimit të kufijve”. Më kot gjermanët pritën mbajtjen e fjalës nga Rama.
Kjo e bëri ambasadoren e këtij vendi në Tiranë që të kërkonte, në verën e ketij viti disa takime me kabinetin e kryeministrit, për t’i kujtuar angazhimin që pati marë para kancelares.
Ndërkohë, Gjermania e mori publikisht opsionin e saj: Michael Roth, ministri për Europën, foli për hapje të kutisë së Pandorës në Ballkan, Anxhela Merkel theksoi, nga Bosnja, shenjtërinë e territoreve të paprekshëm dhe ajo dërgoi shefin e vet të diplomacisë, Haiko Mass, për ta përsëritur këtë në shtator në Tiranë.
Të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Madje kohë më vonë, kur u duk se ideja kishte shance të realizohej dhe pas saj ishte Gjermania, ai iu kundërvu hapur kancelares. Gjatë një interviste në Open me Eni Vasilin, ne shtator 2018 ai deklaroi: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim”.
Ndryshe nga sa thotë sot, se ka qenë kundër këtij obsioni, në videon poshte, duket qartë se ai thotë se ka version gjerman, por ka edhe një tjetër. Pas rishikimit të këtij citimi me zerin e tij, gjithkush mund të gjykojë vetë se për çfarë versioni ka qenë Rama./Lapsi/
Të tjera
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...