Lajme

Kur pritet të hapet transporti me autobusë nga Kosova për në vendet e tjera?

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 19 May 2020

Pandemia Covid-19 ka shkaktuar telashe të mëdha për të gjithë si në aspektin shëndetësor, ashtu në atë ekonomik.Me shfaqjen e saj janë paralizuar shumë veprimtari, e mes tyre edhe qarkullimi i njerëzve dhe automjeteve.

Tani pas lehtësimit të masave, qytetarët duan të dinë se kur do të mund të përdorin transportin tokësor, përkatësisht autobusët për të udhëtuar nga Kosova për në shtetet e tjera.

E në këtë pyetje kanë dhënë përgjigje zyrtar të Stacionit të Autobusëve, duke thënë se ata tashmë janë të gatshëm që të startojnë menjëherë me këto udhëtime.

-Advertisement-

“Qysh nga sot jemi të gatshëm për qarkullimin ndërshtetëror, vetëm po presim një reflektim nga institucionet.

Duke u bazuar në informacionet që kemi nga regjioni, tashmë kanë filluar ta bëjnë hapjen dhe ne si vend duhet gradualisht tu bashkohemi këtyre rrethanave”, tha në RTK, drejtori i Stacionit të Autobusëve Luan Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera