Lajme

Kur pritet të fillojë dialogu Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 25 March 2019

Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk mund të fillojë para muajit qershor.

Sipas analistëve politik, agjenda e bisedimeve përveç taksës, varet edhe nga ndërmjetësuesit e BE-së të cilët duhet t’i nënshtrohen zgjedhjeve të brendshme. Madje sipas analistëve, është vështirtë të arrihet marrëveshja brenda këtij viti.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit vështirë se mund të fillojë para qershorit të këtij viti. Kështu mendojnë njohës të zhvillimeve politike në vend.

-Advertisement-

Sipas tyre zgjedhjet brenda Bashkimit Evropian dhe mos dakordimi i fuqive të mëdha për sa i përket marrëveshjes finale, janë ndër arsyet e mos vazhdimit të këtij dialogu edhe përkundër asaj se taksa kohëve të fundit ishte parë si proces i cili ka shkaktuar ngecje në dialog.

Jeta Krasniqi nga KDI konsideron se dialogu duhet të vazhdojë mirëpo sipas saj, aktualisht nuk ka sinjale për një gjë të tillë.

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj është skeptik që në vitin 2019 do të arrihej një marrëveshje e mundshme mes të dyja vendeve.

Derisa udhëtimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel edhe për faktin se procesi i dialogut ka stagnuar, më shumë po shihen si konfirmim i institucioneve të Kosovës rreth gatishmërisë për dialog.

Ndryshe ditë më parë bashkëkryesuesi i ekipit negociatore, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se delegacioni do të udhëtojë sërish për në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera