Lajme

Kur pritet të bie borë në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 21 November 2021

Meterelogu Mendim Rugova ka treguar se kur pritet të bie borë në Kosovë.

Sipas Rugovës, ditët e fundit të muajit nëntor dhe në dhjetor mund të ketë të reshura të borës.

“Patjetër që ditët e fundit të nëntorit dhe dhjetorit sjellin mundësitë për të reshurat e borës, e me këtë shtohet edhe intetesimi se kur mund të kemi reshjet e para të dëborës”, tha Rugova të dielen për Express.

-Advertisement-

Rugova thekson se gjatë kësaj jave nuk pritet të ketë reshje bore, por vetëm të shiut.

“Sipas zhvillimeve të fundit të situatës sinoptike as gjatë kësaj jave nuk priten mundësi për reshje bore. Gjatë kësaj jave pritet të kemi periudha me të reshura, por të shiut, ngase temperaturat ende do të jenë të larta. Vetëm në vise të larta malore janë gjasat për bore”, tha ai.

“Për momentin, mundësitë janë nga ditët e para të dhjetorit, kur edhe trendi i temperaturave është në rënie. Mirëpo në distancë kohore ende është pak larg, për të qenë parashikimet e besueshme”, përfundoi ai.

Ndërsa, për ditën e nesërme “Prishtina Weather” ka parashikuar vransira dhe reshje të dobëta shiu.

Moti për javën që po hyjmë:

Fundjava me kthjellime. Të dielen në mëngjes ngrica e mjegull. Javën e ardhshme priten reshje shiu.

19.11.2021 – Moti i qëndrueshëm mbetet edhe ditëve të fundjavës, ku të dielen do të ketë më shumë diell, por orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull dhe ngrica.
Nga dita e hënë do të ketë shtim të vransirave, si dhe priten edhe reshje shiu kohëpaskohe, që vazhdojnë edhe ditën e martë. Në vise të larta malore ka gjasa të ketë reshje dëbore. Të reshurat deri të martën mbrëma pushojnë.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, ditën e shtunë indeksi do të jetë edhe në vlera të pranueshme.
20.11 – Paradite me vransira, e gjatë ditës vransirat shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
21.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull, vende-vende edhe ngrica.
22.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite e në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
23.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me riga lokale shiu.
24.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale të dielen zbresin edhe në -1C, e më pas shënojnë rritje deri në 5C e 7C. Temperaturat maksimale në fundjavë në rritje deri në 13C e 14C, e më pas në rënie deri në 8C ditën e mërkurë.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, nga dita e diel nga krahu jugor 2-5m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera