Kur mund të tërhiqet 10-përqindëshi, flasin nga Trusti
Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 17 October 2020
Fondi Pensional i Kursimeve ka filluar përgatitjet për t’iu mundësuar kontributdhënësve që të bëjnë tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve të tyre. E për muajin se kur do të mund t’i tërheqin këto mjete qytetarët, kanë dhënë detaje nga Trusti.
Zëdhënësi i këtij institutucioni, Jeton Demi ka deklaruar se nëse Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike hyn në fuqi në nëntor, atëherë nga dhjetori qytetarët mund të bëjnë tërheqjen.
Demi ka treguar se rreth gjysma e kontributdhënësve mund të tërheqin nga 100 euro.
Ai ka shtuar se krahasuar me vitin e kaluar, janë rreth 6 mijë kontributdhënës më pak e po ashtu ka rënie në numrin e të punësuarve.
Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.
Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg.
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën prej 385 milionë eurosh. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Të tjera
-
KQZ: Qendrave të Votimit në veri, funksionale për 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhje e sotme ka prezantua një ra...
-
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi: Autorët të sillen para drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi masakrën e familjeve Bogujevci e D...
-
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj – nuk e përjashton mundësinë e grevës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka shprehur s...
-
PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme
Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 qershorin, si datë për zgj...
-
25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet
Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Izbicës, ku më 28 mars 1999, forcat policore ...
-
Konstituohet grupi i punës në Komisionin e Ligjeve
Ditën e sotme është konstituuar grupi i punës në Komisionin e Ligjeve, ku do ...
-
Kurti: Vlerat themeltare të KiE-së i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të ...
-
Itali/ Shembet rruga në Romë, gropa e madhe “përpin” 2 makina të parkuara (Pamje)
Diçka e pazakontë ndodhi në orët e para të 28 marsit në Romë të Italisë ku nj...
-
Tërmet i fortë në Itali, alarm edhe në Slloveni e Kroaci
EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u g...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në shkurt arritën në mbi 174 milionë euro
Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...
-
Abdixhiku për tenderët njëburimor: Prokuroria Speciale duhet ta bëjë punën e vet, mosveprimi është aprovim i kësaj praktike
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender s...