Kur Mulla Jakup Asipi i thoshte Sylejman Rexhepit: Ne ty nuk të duam, nuk duam të na prijë një hajn e tradhtar
Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 27 May 2020
Ndonëse sot Këshilli i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë Veriore ka shkarkuar kryetarin e saj, Sulejman Rexhepin, fjalë jo të mirë dhe pakënaqësi ndaj tij kishte pas njëri ndër figurat më të respektuara në mbarë shqiptarinë mulla Jakup Aasipi.
Ai në një video të realizuar vite më parë thekson se një milionë mysliman të Maqedonisë nuk është nevoja të prihen nga një njeri hajn e tradhtar.
“Një milion mysliman në Maqedoni, nuk është nevoja që t’i prinë një njeri hajn, nuk është nevoja që t’i prin një njeri tradhtar, nuk është në rregull. Vec seneve tjera, ana kombëtare se unë nuk di shumë për anën kombëtare, se i shkolluam jam për shpjegime të anës fetare. S`di shumë por e di që ky njeri p.sh në faqen 44 të takvimit të namazit të vitit 1977 ai ju thotë këtij populli që falet nëpër xhamia edhe këtu edhe në Kosovë se Jugosllavinë socialiste të dashur, po e përsërisë në faqen 44 të takvimit të vitit 1977 , dy fonde po e prishin, Jugosllavinë socialiste, se ky njeri ishte në Bashkimin Socialist 16 vjet me radhë. Ky kryetari i Bashkësisë Islame ishte kryetar i Bashkimit Socialist 16 vjet me radhë. E donte socializmin aq fort sa qe njëherë tha, të gjithë ata njerëz që nuk janë në rrugën e Titos, nuk janë të Zotit”, kishte thënë hoxha Jakup Hasipi në një nga tubimet ku po merrte pjesë.
Tutje mulla Hasipi, kritikon ashpër qëndrimin e Rexhepit ndaj Jugosllavisë, i cili donte që sistemi i atëhershëm të kishte vazhdimësi.
Mulla Jakup Hasipi gjatë këtij fjalimi i drejtohet me tone të ashpra ish kryetarit Rexhepi, duke i thënë se ai dhe xhemati në Maqedoni nuk e duan që ai tu prijë.
“Bashkësia Islame në Maqedoni është shtëpia më e shenjt, atë shtëpi ne e duam më shumë se tonën. Se këto burra kur po flasin një fjalë tjetër s’po dinë këta janë kundër Bashkësisë Islame, ne e duam Bashkësinë Islame, por ty jo Sylejamn Rexhepi ty nuk të duam edhe këtë e themi haptas”, tha Hasipi.
Jakup Hasipi njihet si njëri nga dijetarët më të mëdhenj të epokës së re ndër myslimanët shqiptarë. Ai mori pjesë në luftën e UÇK-së.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...