Lajme

“Kur Jasharët luftonin, LDK mbante zgjedhje demokratike” – Kadaj-Bujupi dhe Syla përfshihen në debat

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 15 March 2023

Në studion e emisionit Pressing  në T7 po analizohet roli i LDK-së në politikën e sotme me gjithë zhvillimet që po ndodhin në Kosovë dhe hsitorinë e saj.

Gazetari Valon Syla tha se LDK ka qenë ndër partitë që kanë bërë më së shumti për bizneset e Kosovës.

“Vetem dy qeveri janë me të cilat janë të kënaqura të gjitha bizneset dhe njerëzit që dijnë për ekonominë e Kosovë. Qeveria Thaçi 2 dhe qeveritë e Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit”, tha ai.

-Advertisement-

“LDK ka rolin historik edhe në kohën para luftës”, shtoi ai.

Këtu ndërhyri analistja Donika Kadaj Bujupi që tha se në kohë të luftës, LDK organizoi zgjedhje të cilat i cilësoi “demokratike”.

“Kur Jasharët luftonin, LDK mbante zgjedhje demokratike”, tha ajo.

Syla këtu e pranoi se LDK kishte bërë gabim.

“Gabim fatal është ai. Nuk dua të kthehem aty”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera