Lajme

Kur ishte papunësia më e lartë gjatë Qeverisë Haradinaj apo tash gjatë Qeverisë Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 12 January 2022

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar vlerësimin e vitit 2021 për Republikën e Kosovës në një raport të detajuar ku është përfshirë edhe shkalla zyrtare e papunësisë në vend.

Sipas këtyre të dhënave të FMN-së papunësia në Kosovë për vitin 2021 është 25.8, që krahasuar me vitin 2020 ka shënuar rënie për 0.2 %.

Megjithatë situatë pak më e mirë me nivelin e papunësisë krahasuar me vitin 2021, ka qenë në vitin 2019. Në vitin 2019 shkalla zyrtare e papunësisë ka qenë 25.7 %.

-Advertisement-

Ndërkohë nga viti 2018 kur papunësia kishte qenë 29.5 %, në vitin 2019 kishte shënuar rënie prej gati 4%.

Nga viti 2017 deri në vitin 2019 kryeministër i vendit kishte qenë Ramush Haradinaj. Haradinaj kishte dhënë dorëheqje më 19 korrik të vitit 2019.

Pas dorëheqjes, Haradinaj kishte mbetur kryeministër në detyrë deri në organizimin e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Albin Kurti pas zgjedhjeve të 14 shkrutit 2021 është duke qeverisur me Qeverinë e Republikës së Kosovës për herë të dytë./GazetaExpress/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera