Rozë

Kur gruaja ta bën “8 me 2”-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 11 December 2019

Këngëtari me famë botërore, Justin Timberlake, është prej disa javësh në qendër të vëmendjes së mediave të huaja.

Fillimisht u bë kryefjala e lajmeve rozë, pasi u kap mat në momente thuajse romantike me kolegen e tij, Alisha Wainwrigh.

Fotografitë e tyre bënë menjëherë xhiron në rrjet, duke qenë se u panë të kapur dorë për dore. Gjithashtu u vu re se Justin nuk mbante as unazën e tij të martesës.

-Advertisement-

Pasi u shkruan shumë lajme për një tradhti të mundshme nga ana e këngëtarit, ky i fundit vendosi që të bënte një reagim në profilin e tij në “Instagram”.

Ai shprehej se pas fotove nuk fshihet asgjë serioze dhe se ishin fotografuar pas xhirimeve të filmit. Gjithashtu këngëtari i kërkonte falje bashkëshortes së tij, Jessica Biel.

“Unë mundohem të qëndroj sa më larg thashethemeve, por për hir të familjes time e ndjej të nevojshme të flas rreth disa lajmeve që kanë lënduar njerëzit e mi të dashur. Pak javë më parë u gjykova shumë, por më lejoni të jem i qartë… Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe koleges sime.

E teprova me pijen atë natë dhe jam penduar për sjelljen time. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri.

I kërkoj falje familjes dhe bashkëshortes sime të mrekullueshme që i kam vendosur në një situatë kaq të sikletshme.

Jam fokusuar në të qenit babai dhe bashkëshorti më i mirë. Jam krenar që jam pjesë e ‘Palmer’ (filmi ku ai luan me Alisha Wainëright), jam i lumtur të vazhdoj të punoj aty dhe mezi pres që njerëzit ta shohin”, shkroi Timberlake.

Ky gjest i Justin u vlerësua shumë nga të gjithë, por duket se ai nuk e ka pasur me shumë qejf t’i shkruajë ato fjalë. Një burim ka thënë për “Us Weekly” se ka qenë Jessica ajo që e ka detyruar bashkëshortin që të kërkojë falje publike në “Instagram”, pasi ndihej në siklet nga veprimet e tij.

Madje bëhet e ditur se ata janë duke u munduar që të shpëtojnë martesën e tyre, por Jessica e ka të vështirë të përtypë këtë veprim të këngëtarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera