Shëndetësi

Kur fëmijët tuaj dremiten gjatë ditës ata po përmirësojnë aftësinë e nxënies

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 19 July 2019

Koha e dremitjes së fëmijëve është një nga lukset më të mëdha për nanat sepse ato më në fund mund të fusin rrobat në larëse, të përgatisin dreken, të pijnë kafen e shumëpritur apo thjeshtë të shpenzojnë kohën e tyre ashtu sic ua do zemra.

Dhe ekspertët e gjumit e konsiderojnë kohën e gjumit të pasditës si një gjë esenciale për zhvillimin.

Hulumtueset kognitive, Rebecca Spencer dhe Tracy Riggins kanë publikuar një studim ku fëmijët që ishin të pushuar nga gjumi kanë treguar rezultat më të mirë në mësime, për dallim nga ata që kishin ndenjur zgjuar; ata kanë harruar 15% të gjërave që i kishin mësuar gjatë mësimit.

-Advertisement-

Kur shikon rezultatë të tilla, të duket se dremitja qenka përgjigjja e të gjitha problemeve. Mirëpo zakonisht gjërat nuk janë gjithmonë kaq të thjeshta, shkruan Motherly.

Disa fëmijë e kanë më të vështirë të bëjnë një sy gjumë gjatë ditës ani pse një praktikë e tillë është e nevojshme për ta.

Po ashtu, në ambiente shkollore ku ofrohen hapësirat për gjum në shkollë, nuk ofrohen kushtet ideale për gjumin. Shpesh ndodhë që drita të lihet ndezur, kujdestaret bëjnë biseda me zë të lartë, nuk përcaktohet ora e saktë e gjumit etj.

Tërë këta faktorë pastaj dekurajojnë fëmijët që të krijojnë një rutinë të rregullt gjumi të pasdites.

Në anën tjetër, rëndësia e dremitjes nukd uhet t’i alarmojë prindërit pasi që nuk ka efekte aq negative edhe nëse një rutinë e tillë nuk vlen për fëmijët e juaj.

Nëse shihni se fëmijët tuaj me të vërtetë kanë nevojë për gjum të pasdites atëherë lejojani atyre një kohë të tillë. Në të kundërtën lini atë të flenë sipas orës së tyre biologjike./GazetaShneta/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera