Lifestyle

Kur e refuzoni dikë, mos i përdorni këto dy fraza

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 10 November 2017

Refuzimi – veprim i vështirë, por që ndonjëherë është i pashmangshëm. Sido që te mendoni, ndonjëherë nuk është e lehtë të jeni personi që e refuzon dikë.

Për këtë arsye, ekspertë të ndryshëm janë munduar të gjejnë mënyra se si të merremi me refuzimin, transmeton Telegrafi.

Pasi që është i pashmangshëm, të paktën duhet të dimë se si të sillemi në mënyrë që të mos ta lëndojmë të refuzuarin apo refuzuarën.

-Advertisement-

Kësisoj, ekspertët kanë përpiluar një listë me dy frazat të cilat nuk duhet t’i thoni kur e refuzoni dikë:

“Do të dëshiroja por…”

Kjo është frazë ku ju përpiqeni të shfaqni keqardhje, prandaj shmangeni sepse me këtë frazë e dekurajoni atë person.

Gjithashtu, kur ju jeni personi që e refuzoni dikë, kjo do të thotë se ju jeni përgjegjësi. Dhe duke e përdorur frazën “do të dëshiroja por…” ju e ulni rolin tuaj në atë mënyrë që shtireni sikurse kjo të mos ishte varur nga jo.

“Fatkeqësisht…”

Në një mënyrë të njëjtë, edhe kjo frazë jua ulë nivelin e kontrollit që e keni në refuzimin e një situate. Mundësitë janë se nëse jeni duke e refuzuar dikë, jeni duke e bërë këtë për një arsye të fortë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk është fatkeqësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera