Lajme

Kur duhet të infektuarit me koronavirus të shkojnë në spital

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 06 April 2020

Shumica e njerëzve që janë infektuar me koronavirus, këtë do ta kalojnë pas një kohe pushimi në shtrat dhe duke u trajtuar me barna kundër dhimbjeve, sikurse Paracetamoli.

Sipas BBC, arsyeja kryesore që njerëzit duhet të shkojnë në spital janë vështirësitë në frymëmarrje, shkruan gazeta inFokus.

Mjekët skanojnë mushkëritë për të parë se sa janë dëmtuar dhe japin ndihmën me oksigjen ose respirator nëse është e nevojshme.

-Advertisement-

Megjithatë, njerëzit nuk duhet të shkojnë në spital vetëm nëse janë të shqetësuar.

Nëse e keni aq të vështirë të merrni frymë sa që nuk mund t’i thuani disa fjalë atëherë duhet të thërrisni institucionet përkatëse./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera