Kur duhet të formohet qeveria teknike ose ajo nacionale?
Autori: Gazeta inFokus
14:21 | 19 June 2017
Në rast se koalicioni PAN nuk mund të formojë Qeverinë e Re, i takon presidentit të vendit t’i kalojë mundësinë partisë politike që ka dalë e dyta në zgjedhje për të formuar Qeverinë.
Megjithatë, nëse presidenti, në këtë rast Hashim Thaçi nuk e jep këtë pëlqim, atëherë një alternativë tjetër e mundur për të mos shkuar në zgjedhje të reja është formimi i Qeverisë Nacionale apo edhe asaj Teknike.
E njëra nga këto qeveri do të ishte një mundësi e mirë për të mos krijuar bllokada të reja që do ishin shumë të dëmshme, e të cilat i ka përjetuar edhe më parë Kosova.
“Forcat politike do të duhej të ftoheshin nga presidenti ose edhe me vet-iniciativë për interesat e qytetarëve në përgjithësi dhe të merrnin iniciativë e të dakordoheshin ose për një Qeveri të Unitetit Nacional, pra kombëtare ose për një Qeveri Teknike që do të thotë Qeveri të njerëzve të cilët janë të gatshëm dhe të aftë, pa dallim përkatësie partiake, për të marrë ministritë. Kjo Qeveri Teknike për një afat të përcaktuar do të udhëhiqte vendin dhe do të zgjidhte problemet të cilat janë mjaftë të rëndësishme dhe urgjente”, ka thënë Baraliu.
Ndërsa, sa i përket Qeverisë Nacionale do formohej prej të gjithë spektrit politik në proporcion me fuqinë e votës, të cilët do të kishin përfaqësues në dikastere të ndryshme ministrore.
Baraliu tregon se Qeveria Teknike apo Nacionale do të duhej të kishte të gjitha kompetencat për vendimmarrje, përndryshe nuk do kishte pse të formohej.
“Në qoftë se në kushte më normale dhe më legjitime siç janë zgjedhjet nuk arrihet një modus ligjor që të fitojnë qeverisjen siç e parashohin dispozitat e kushtetutës, pas një marrëveshje ndërpartiake do të duhej që të bëhet kjo qeveri dhe ajo duhet të ketë të gjitha kompetencat që gjatë mandatit që janë marrë vesh të jetë funksionale që t’i ketë të gjitha indirencat që i ka një Qeveri sepse aty nuk mund të ketë seleksionim, se problemet janë të përditshme. Pra nëse nuk ka kompetenca të plota atëherë nuk duhet të formohet hiq”, ka shtuar ai.
E këto Qeveri do udhëhiqnin me vendin varësisht marrëveshjes paraprake që do bëhej nga fuqitë politike në vend, deri të gjendej një zgjidhje për formimin e Qeverisë së Re, apo shkuarjes në zgjedhje.
Ndryshe, që nga shpallja e rezultateve preliminare të zgjedhjeve nga KQZ, fuqia që ka dal e para ka afat prej 30 ditësh për të formuar Qeverinë.

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































