Kur duhet pirë qumështi, në mëngjes apo në mbrëmje?
Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 27 September 2023
Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit.
Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.
Proteinat
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
Aktiviteti Fizik
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalçium. Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalcium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
Nepsi
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht. Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë piheni në mbrëmje.
Pagjumësia
Nëse keni probleme me gjumin, atëherë AgroWeb.org ju këshillon që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë. Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
Çlodhja
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje. Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë. Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
Tretja
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
Disa këshilla për qumështin
Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij. Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri. Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.
Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e radhës. Qumështi duhet ngrohur ose zier në sobë dhe jo në mikrovalë.
Të tjera
-
Parandalohet një rast i kontrabandës në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Njësitet e Task Forcës – Lindje, në bashkëpunim me Doganën dhe Policinë e...
-
U raportua se Simiqi u sụlmua në veri, Elshani: Sipas informatave u lëndua nga një gotë e thyer
Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, ës...
-
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund lụftës në Ukrainë
Papa Françesku bëri thirrje sot për bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i ...
-
Reduktimet e rrymës, Tahiri i reagon Ministrisë: Qytetarëve po u propozohet që të shtojnë konsumin gjatë tarifës së shtrenjtë
Besnik Tahiri, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rea...
-
Ministria e Financave mundëson heqjen vullnetare të atyre që s’duan t’i marrin 100 eurot e fundvitit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të p...
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...
-
Sa po zgjasin pritjet në pikat kufitare?
Aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bard...
-
Deputeti i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën...
-
Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime...
-
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë
Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë di...