Lajme

Kur do ti pranoi Gjermania patent shoferët e Kosovës?

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 15 November 2019

Kosovarët që kanë emigruar në Gjermani ende janë duke pritur që patent shoferët që kanë marrë në Kosovë të iu njihen edhe në këtë shtet.

E për këtë pritet që qeveria Gjermane të marrë një vendim me 5 dhjetor të këtij viti.

Burime të gazetës inFokus në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë që përgjigja lidhur me pranimin ose jo të patent shoferëve nga qeveria gjermane do të merret me 5 dhjetor.

-Advertisement-

Deri më tani patent shoferët e Kosovës në Gjermani njihen vetëm 6 muajt e parë të qëndrimit e për ata që do të qëndrojnë më gjatë duhet t’i nënshtrohen procedurave për marrjen e patent shoferit të këtij shteti.

Kosova ka një vit që ka aplikuar për njohjen e patentë shoferëve në Gjermani.

Mirëpo bazuar në shtetet e tjera përkatësisht në Maqedoninë e Veriut  kjo procedurë e pranimit  zgjati 5 vite./Gazeta inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera