Lajme

Kur do t’i marrin subvencionet fermerët për grurin, përgjigjet ministri Peci

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 28 July 2022

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në seancën e sotme ka treguar se kur do t’i marrin bujqit subvencionet për grurin , shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi për një gjë të tillë u pyet nga deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.

Ministri Peci nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se në javën e tretë të gushtit fillon procedimi për përkrahjen e fermerëve për grurin.

-Advertisement-

“Fermerët do të thotë duhet të deponojnë në Ministrinë e Bujqësisë deri në fund të gushtit të gjitha rendimentet që i deponojmë tek mullistët dhe në këtë formë do të fillon edhe procesi i kompensimit te subvencioneve.

Nënkupton që java e tretë e gushtit shënon fillimin e procedimit të përkrahjes se fermerëve për kulturën e grurit”, ka thënë Faton Peci.

Pas kësaj përgjigje, deputetja Musliu sërish mori fjalën dhe tha se nuk ka ndodh asnjëherë që bujqit t’i marrin me vonesë subvencionet.

Ndërkaq, Peci njoftoi se në Ministrinë e Bujqësisë numri i aplikantëve është mbi 28 mijë, kurse në nivelin administrativ janë vlerësuar 22 mijë e 783 lëndë.

“Aktualisht numri i aplikantëve në Ministrinë e Bujqësisë është mbi 28 mijë, ndërsa në nivelin administrativ janë vlersu 22 mijë e 783 landë që është faza e parë e procesit të kompensmit të subvencioneve për fermerët”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera