Fokus

Kur do ti marrin pagat me rritje shërbyesit civil?

Autori: Doresa Geci 13:17 | 21 October 2019

Edhe pse ligji për paga është miratuar me 2 shkurt të këtij viti, punëtorët e sektorit publik ende nuk kanë marrë pagat me rritje.

Kjo pasi ende nuk janë bërë nëntë muaj nga publikimi në Gazetën Zyrtare, kur edhe bëhet i plotfuqishëm, shkruan Gazeta inFokus.

Muharrem Shahini, drejtor i zyrës për media në Ministrinë e Financave ka treguar se ligji për paga nuk do të hyjë në fuqi deri me 1 dhjetor.

-Advertisement-

“Ligji për paga hynë në fuqi 9 muaj pas publikimet të tij në gazetën zyrtare, pra ky ligj hynë në fuqi me 1 dhjetor dhe paga e dhjetorit merret me rritje”, ka thënë Shahini për Gazetën inFokus.

Por këtë nuk po e presin mirë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë.

Ky ligj sipas tyre po krijon një konkurrencë të pabarabartë ndërmjet sektorit privat dhe atij publik.

Kryetari i Odes Ekonimike të Kosovës, Berat Rukqi ka thënë për Gazetën inFokus se ka disa arsye se ky ligj është i dëmshëm për sektorin privat.

“Ky ligj  është në dëme të sektorit privat pasi që po krijon një konkurrencë  të pabarabartë duke rritë pagën në sektorin publik faktikisht po ndikon drejtpërdrejt në përformancën e sektorit privat  pasi që  fuqia punëtore nuk po është e atraktume për sektorin privat por me qëllimin e vetme  për punësimin në sektorin publik”, ka thënë Rukqi për Gazetën inFokus.

Po ashtu ai  thotë se me rritje e pagesë po rritet edhe më shumë burokracia, pra nuk po ka rritje te produktivitetit  të fuqisë punëtoreve në sektorin publik.

Kujtojmë që në Kosovë, me 2 shkurt të këtij viti  është miratuar ligji për paga të cilin do ta gëzojnë rreth 82 mijë punëtorë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera