Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 24 April 2024
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masat ndëshkuese pas organizimit të zgjedhjeve për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Dalja e ulët e qytetarëve serbë dhe dështimi i këtij procesi është shkaku kryesor që BE-ja vlerësoi se situata nuk i kontribuon uljes së tensioneve. Sipas BE-së, përshkallëzimi i gjendjes ishte arsyeja për vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës vendos Këshilli i Ministrave pas shqyrtimit të një raportit të shefit të politikës së jashtme, Josep Borrell.
‘’Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së. BE-ja shpreh keqardhje se serbët e Kosovës në veri të Kosovës kanë humbur mundësinë për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarët e komunave që do të ishin përfaqësues të vërtetë. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve. Përderisa organizimi i votimeve për largimin e kryetarëve nuk ishte i pakushtëzuar, përfshirë risitë siç janë vendosja e kamerave të sigurisë. Vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veriun që të tërhiqen nga procesi dhe thirrja për një bojkot rezultoi me një varg vështirësish, përfshirë edhe themelimin e disa komisioneve në vendvotime pa pjesëmarrjen e asnjë anëtari serb të Kosovës’’, tha Stano.
Qeveria e Kosovës e quan të padrejtë vazhdimin e mbajtjes në fuqi të masave ndëshkuese ndaj Kosovës pas zgjedhjeve në veri. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e quan hipokrizi të BE-së.
‘’Nuk ka emër tjetër përveç se hipokrizi. I vetmi veprim bindës dhe real ka qenë mbajta e zgjedhjeve. Tash i mbetet aleatëve ti heqin masat”, tha Rexhaj për rtv21.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, vlerëson se dështimi i zgjedhjeve në veri të vendit nuk ka zgjidhur asgjë sa i përket uljes së tensioneve në atë pjesë. Sipas tij, mos dalja e qytetarëve serbë në zgjedhje tregon se çdo ditë po fuqizohet ndikimi i Serbisë në veri të Kosovës.
‘’kemi një situatë të re tani. Situata pas votimit nuk i kontribuon fare shtensionimit të situatës. Qeveria ka dështuar në realizimin e projektit”, tha Qalaj.
Pas dështimit të procesit zgjedhor të së dielës, përfaqësuesit e partisë në pushtet nuk shohin skenarë të tjerë. Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj përjashton mundësinë që kryetarët të japë dorëheqje.
‘’Referendumi nuk ka pasur sukses dhe kryetarët e vazhdojnë mandatin e tyre deri në fund. Nuk ka asnjë arsye për dorëheqje”, tha Rexhaj.
Lista Serbe e ndikuar nga Serbia kishte kërkuar nga qytetarët serbë që të mos dalin në votime për shkarkimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri, gjë që kishte ngjallur kritika të faktorit ndërkombëtar. Ndërkohë, BE-ja zyrtarisht ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...