Kur do të vijë vaksina kundër COVID-19 në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 05 March 2021
Drejtori në Zyrën për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar se cili është qëllimi i kësaj kampanje.
Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka lansuar fushatën “Bashkë kundër COVID-19”.Drejtori në Zyrën për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar se cili është qëllimi i kësaj kampanje.
“Edhe në të kaluarën ka pasë fushatë të kohëpaskohshme që kanë pasë të bëjnë me ndërgjegjësimin e publikut për zbatimin e masave kundër COVID-19. Pandemia po zgjat dhe virusi që është ende aktiv në disa vende ka pësuar mutacione të ndryshme, madje edhe në vendin tonë janë regjistruar tri raste me variantin anglez. Në vazhdimësi qytetarët kanë nevojë për përditësim të informacionit rreth situatës me COVID-19, të kenë mesazhe të qarta se si të mbrohen dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së që për fat të mirë kanë hasur në përkrahje të donatorëve dhe organizatave të ndryshme që përkrahin fushata të tilla”.
“Kjo fushatë ka për qëllim që të mirëmbajë masat aktuale që janë në fuqi dhe të rrisë edhe më tej ndërgjegjësimin e publikut që ato të zbatohen si parakusht për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së infeksionit. Pjesa e dytë e fushatës do t’i dedikohet fushatës për vaksinimin kundër COVID-19”.
Por, pse nuk u bënë apele të tilla për respektim të masave kundër COVID-19 edhe gjatë kohës së fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit?
“Apele ka pasur. IKSHPK në baza ditore e jep pasqyrën e rezultateve brenda 24 orëshit të fundit dhe pjesa e dytë e komunikimit zakonisht ka të bëjë me rekomandimin se si të sillen qytetarët”.“Duhet ta kuptojmë që lufta kundër COVID-19 është ndërveprim mes institucioneve dhe qytetarëve. Nëse gjatë fushatës zgjedhore kemi pasë shkelje të rregullave nga ana e politikanëve dhe zyrtarët e institucioneve, qytetarët duhet të jenë ata që të shërbejnë si një lloj korrektori dhe të tërheqin vërejtjen për shkeljen e masave. Kur qytetarët shkelin masat është në përgjegjësinë e institucioneve që të reagojnë dhe të korrektojnë sjelljen e tyre. Në rastin konkret edhe qytetarët nuk duhet të marrin shembujt e këqinj, por duhet të zbatojnë masat që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndet individual, të familjes dhe shoqërisë”.
Ai ka thënë se gjatë muajit mars ose në fillim të muajit prill pritet që në Kosovë të nisë vaksinimi kundër COVID-19.
Një premtim se këto vaksina do të vijnë në Kosovë u bë edhe për muajin shkurt, por një e gjë e tillë nuk ndodhi.
Hoti ka deklaruar se kjo ishte si pasojë e telasheve që mekanizmi COVAX, prej të cilit Kosova pritet t’i marrë vaksinat, pati pas kërkesave të mëdha për vaksinën kundër COVID-19.
“Kosova pritet që këtë muaj, më së largu në fillim të muajit të ardhshëm, të fillojë me vaksinim. Më 3 shkurt mekanizmi COVAX e ka publikuar në uebfaqen e vet një itinerar për shpërndarjen e vaksinave për shtetet që janë përfituese përmes këtij mekanizmi. Kosova ka qenë e listuar që të marrë vaksinat në fund të muajit shkurt. Duke iu referuar këtij njoftimi është thënë që vaksinat e para kundër COVID-19 në Kosovë do të fillojnë të jepen në fund të muajit shkurt. Kjo nuk ka ndodhur”.
“Nuk ka ndodhur për shkak se edhe ky mekanizëm ka pasë probleme të sigurojë dozat e caktuara për shkak të problemeve që janë në tregun ndërkombëtar rreth vaksinave dhe kërkesave të mëdha”.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...