Kur do të vendoset për kërkesën e Mitrovicës së Veriut per anëtarësim në Asociacionin e vjetër

Autori: Gazeta inFokus
07:36 | 21 July 2023
Para dy ditësh, Komuna e Mitrovicës së Veriut dërgoi kërkesë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës. E sot, nga po ky Asociacion është vendosur që kjo kërkesë për anëtarësim të shqyrtohet më datë 22 gusht të këtij viti. Sipas procedurave të AKK-së, mbledhja e jashtëzakonshme duhet të mbahet një muaj pas kërkesës së parashtruar
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq të martën kishte shkruar një kërkesë për të ia drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës. Në kërkesë bëhej fjalë për anëtarësim.
Por, ai dhe të gjithë punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut nuk do e marrin vesh nëse pranohen deri më 22 gusht.
Kjo pasi Asociacioni nuk mund ta shqyrtojë kërkesën para kësaj date.
“Kjo ftesë është dërguar në harmoni me rregullat e statutit të Asociacionit ku thuhet që takimet e jashtëzakonshme duhet të thirrën së paku një muaj para se të mbahet takimi dmth ne sot jemi me 20 korrik, kështu që takimi është caktuar për ditën e marte e cila i bije me 22 gusht të vitit 2023”, ka thënë kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi për RTV Dukagjini.
Kërkesën për anëtarësim e kishin mirëpritur edhe asamblistët duke votuar pro saj në Kuvendin Komunal, pos një abstenimi nga asamblisti serb.
Njëri nga ta që e mbështeti këtë synim është Betim Osmani. Ai e vlerëson të rëndësishëm anëtarësimin në AKK.
“Besoj që komunikimet do t’i kemi më të mira, do të bëjmë projekte të përbashkëta me komunat e tjera dhe do të jemi më afër njëri-tjetrit edhe për ndihma juridike, profesionale prandaj me këte asociacion besoj që do të jemi më afër me njëra-tjetrën”, bëri të ditur Betim Osmani, Asamblist në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut.
Kërkesë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës nuk kanë bërë komunat tjera veriore, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku që tashmë udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.

Të tjera
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...