Lajme

Kur do të ngrohet moti në Kosovë? Mësoni temperaturat për pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 03 April 2020

Në fundjavë, kryesisht mot me vranësira dhe erë, mundësi për riga lokale shiu. Javën e ardhshme mot i kthjellët dhe me diell. Temperatura në rritje nga mesi i javës

Vranësirat do të mbulojnë vendin tonë gjatë ditëve të fundjavës, pasi që një ciklon po kalon përgjatë pjesës jugore të Greqisë, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditën e shtunë vranësirat kohë pas kohe do të shoqërohen edhe me riga lokale shiu. Ndërkohë, nga pjesët qendrore të kontinentit do të depërtojnë masa më të freskët ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat ditore dhe do të sjellin erëra të ftohta verilindore.

-Advertisement-

Sipas PW, nga dita e hënë zona anticiklonike do të shtrihen mbi rajonin tonë që favorizojnë mot të kthjellët dhe me diell. Prej ditës së mërkurë masa më të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të fillojnë të depërtojnë mbi vend, të cilat do të rrisin temperaturat, ku në fundjavën e ardhshme mund të arrijnë edhe mbi 20C.

Cilësia e ajrit do të do të luhatet përreth vlerave mesatare, ndërsa orëve të mbrëmjes mund të kalojë në vlera të pashëndetshme. Me qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet në fundjavë, vlerat do të zbresin edhe në të mira, thekson PW.

Parashikimi për periudhën 4–8 prill:

4.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e gjatë ditës edhe me erë. Kohë pas kohe priten riga lokale shiu. Në vise të larta malore reshje të dobëta bore.

5.04 – Kryesisht me vranësira dhe erë. Ditën intervale të shkurtra me diell. Vonë në mbrëmje priten kthjellime.

6.04 – Kthjellët dhe me diell.

7.04-8.04 – Të martën kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Ditën e mërkurë kthjellët dhe me diell, në mëngjes ngrica.

Temperaturat minimale do të sillen nga 1C deri në 4C, e të martën do të zbresin deri në -1C. Temperaturat maksimale do të luhaten nga 11C deri në 14C.

Do të fryjë mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 6-15m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera