Lajme

Kur do të merret vendimi për hapjen e konvikteve

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 14 October 2020

Ende nuk është bërë hapja e konvikteve të studentëve.

Konviktet janë gati për studentët ani pse ende nuk ka vendim për hapjen e tyre.

Kjo pamje nuk ishte e ngjajshme në të njejtën periudhë para 1 viti

-Advertisement-

Në konvikte tashmë do duhej të zinin vend studentët e drejtimeve të ndryshme.

Por ato po qëndrojnë të zbrazëta, njejtë si hapsira përreth.

Deri më tani nuk është nxjerrë asnjë vendim se kur do të hapen ato ani pse studentët që nga e mërkura do të mbajnë mësim të kombinuar.

Nga menaxhmenti thonë se janë bërë përgatitjet e duhura për pranimin e studentëve të rinjë.

Sipas Behes, vendimi për hapjen apo mos hapjen e konvikteve për studenët varet nga rekomandimet e IKSHPK-së.

Është kryetari i parlametit studentor që e quan të nevojshme dhe urgjente hapjen e konvikteve për studentët.

E për shkak të situatës së krijuar me pandeminë ai thotë se edhe përzgjedhja do të bëhët më ndryshe dhe numri i studentëve do të jetë më i kufizuar.

Përgjatë muajve të pandemisë konviktet ishin shndërruar në karantinë dhe aty dërgoheshin të gjithë personat që vinin nga jashtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera