Lajme

Kur do ta ketë Kina vaksinën kundër koronavirusit tregon gazetari shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 29 March 2020

Edison Myrtezi, gazetar shqiptar në Kinë, ka treguar se kur do të jetë gati vaksina kundër koronavirusit.

Ai në emisionin N’Konak që është provdhim i gazetës inFokus ka thënë se në fund të muajit prill do të jetë gati vaksina kundër pandemisë COVID-19.

“Sa i përket vaksines, shkencëtarët dhe virologët kinezë kanë theksuar se në fudn të muajit prill do të jetë e gatshme vaksina kundër koronavirusit. Sigurisht që nuk do të hidhet në treg apo të mund të blihet menjëherë sepse do të fillojë fillimisht të testohet klinikisht nëse është e dëmshme për persona të ndryshëm apo mosha të ndryshme”, ka thënë ai N’Konak.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se këtë vaksinë do të mund ta kenë në dorë të tjerët nga muaji nëntor apo tetor i vitit 2020./Gazeta inFokus/

Për këtë dhe shumë detaje të tjera intervistën mund ta ndiqni KËTU:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera