Shëndetësi

Kur do i kthehemi normalitetit? Mjeku: Do ketë ulje-ngritje, 1 i sëmurë infekton 200-300 persona në ditë

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 01 April 2020

Erand Llanaj epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës, në një lidhje me Skype nga Hungaria për Ora News ka treguar se kur mund t’i kthehemi disi normalitetit dhe do ulet rreziku i koronavirusit.

“Ajo që duhet të presim të gjithë ëshë që kjo maratonë që do ketë një periudhë ulje modeste në verë sepse ka fituat një endemicitet të lartë dhe do rritet sërish dhe do ulet sërish, pra kurbat vijnë duke u zvogëluar dhe do ketë ulje ngritje.

Parashikimet më të mira për periudhën e parë është diku nga fundi i majit, ku do të ketë një ulje sipas të gjitha projeksioneve. Do ketë endemicitet sepse ka arritur të infektojë shumë individë. Një rast i vetëm i infektuar me koronavirus mund të infektojë 200-300 të tjerë brenda një dite”, shprehet epidemiologu i gjenomikës dhe nutrigjenomikës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera