Lajme

“Kur del Albini në turmë, virusi bën pauzë”

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 29 November 2020

Analistët në RTV Dukagjini kanë kritikuar njëzëri kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, pasi në sheshin e Podujevës u panë qindra e mijëra simpatizantë të partisë së tij që nuk respektonin masat kundër Covid-19.

Kurti doli para tyre dhe mbajti një fjalim, derisa vetëm në fund iu kërkoi të shpërndaheshin.

Por, analistët Ilir Mirena, Donika Emini dhe Astrit Gashi, e qortuan liderin e VV-së për lejimin e grumbullimit të tillë.

-Advertisement-

“Duket që kur del Albini, virusi bën pauzë” – thanë ata.

Kurtit iu përmendën edhe deklaratat e Kurtit për kohën sa ishte kryeministër, e në të cilën kohë kërkonte respektim strikt të masave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera