Lajme

Kur Albin Kurti kritikonte qeverinë për ngritjen të çmimeve: Me LVV-në në qeveri lirohet nafta dhe hiqen xhipat e shtrenjtë

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 27 October 2021

Kryeministri i tanishëm i Kosovës, Albin Kurti kritikonte qeverisjen e Ramush Haradinaj në 2018 për ngritjen e çmimeve.

Bile gjatë 2018-tës Kurti pati bërë një postim se me Qeverisjen e Vetëvendosjes do të lirohet nafta dhe do të hiqen xhipat e shtrenjtë.

“Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! nesër, lirohen nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë token dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Por të kundërtën e tha gjatë ditës së djeshme. Kurti në një postim në ‘facebook’ tha se Kosova sikurse e gjithë bota i është ekspozuar një inflacioni që ka ndikuar në rritjen e çmimeve, shkruan Gazeta Infokus.

“Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vie si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit global më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave. Shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9%, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera