Kur aktiviteti fizik bën dëm për shëndetin/ Shenjat që duhet të dini
Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 11 October 2021
Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për shëndetin e njeriut por në disa raste ai mund të bëhet i dëmshëm. Këto raste kanë të bëjnë kur njeriu kryen aktivitet fizik përtej lodhjes, dhimbjeve muskulare dhe duke injoruar gjuhën e trupit. Duke lexuar më poshtë, do të kuptoni shenjat paralajmëruese të organizmit që tregojnë se po e teproni me aktivitetin fizik.
Kur e Teproni Me Ushtrimet Dhe Aktivitetin Fizik
Njeriu ka tendencën ta shtyjë veten përtej limiteve, diçka tepër e dëmshme kjo, sidomos në rastin e aktivitetit fizik.
Shenjat që tregojnë se po e teproni janë:
-Ndjesia e lodhjes së fortë e drobitëse
-Humbje të energjisë,
-Ftohje kronike dhe infeksione,
-Pagjumësia,
-Shtim në peshë,
-Dhimbjet.
Atletët besojnë se në momentin që shtojnë peshë ata duhet të ushtrohen më fort e të ngrejnë më shumë pesha. Në këtë mënyrë, rreziku është i lartë që problemet të përkeqësohen.
Si Ta Merrni Veten Pas Aktivitetit të Tepruar Fizik
Muskujt e drobitur kanë nevojë për kohë që të shërohen e të rimëkëmben. Ekspertët rekomandojnë disa ditë pushim për largimin e dhimbjeve. Në disa raste, rimëkëmbja nga aktiviteti i tepruar fizik bëhet më i vështirë dhe mund të zgjasë 6 deri në 8 javë. Në raste të tjera, ekspertët thonë se programet e aktivitetit fizik duhen reduktuar me 50 deri në 80 përqind deri sa trupi të rimëkëmbet nga stërmundimi.
Ekspertët paralajmërojnë se aktiviteti i tepruar fizik mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të nxisë osteoporozën dhe frakturat. Në raste ekstreme, njeriu vuan nga dëmtime të zemrës dhe probleme të tjera kardiake. Nëse vini re që po e teproni me ushtrimet dhe palestrën, është e udhës që të takoheni me një mjek, terapist fizik ose trajner personal. Të tre mund të japin këshilla të mira e të sakta se si ta ruani organizmin nga drobitja
Të tjera
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...