Sport

Kuqezinjët në fazën e fundit përgatitore për Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 06 July 2018

Skuadra ka hyrë në javën e fundit të përgatitjeve para sfidës me The New Saints të martën e ardhshmë në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League, shkruan Gazetafokus.

Pas tre ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas kthimit nga Sllovenia ku u zhvillua faza kryesore e përgatitjeve verore, kuqezinjtë sot i janë rikthyer punës në Tetovë.

-Advertisement-

Ekipi ka punuar në Reçicë ku stafi teknik ul ngarkesën me pretendim që ekipi të kthejë freskinë e nevojshme pas përgatitjeve intenzive.

Gëzon gjendja fizike e futbollistëve pasi nuk ka asnjë ankesë lëndimi dhe me ngarkesë maksimale ka punuar edhe Egzon Bejtullai që shkaku i dëmtimit lëshoi para kohe  lojën në testin e fundit në Slloveni (fitore 3:1 ndaj Vorsklas së Ukrainës).


Ekipi do të vazhdojë me këtë tempo në Tetovë deri të dielën, ndërsa të hënën shpërngulet në Shkup ku do të presë takimin e parë të eliminatoreve të Champions League të martën përballë The New Saints të Welsit. /Gazetafokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera