Lajme

Kupina: Pëlqyeshmëria për punën e Osmanit më e larta në historinë e Presidencës, gardiane e interesit qytetar e shtetëror

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 25 July 2024

Sot Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë publikoi edicionin e 26-të të Përmbledhjes të Pulsit Publik.

Nga gjetjet e anketës së realizuar, doli se kënaqshmëria me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është regjistruar në 69%.

Për këtë ka reaguar këshilltari i saj, Bekim Kupina, i cili tha se ajo është gardiane e interesit qytetar e shtetëror.

-Advertisement-

“Pëlqyeshmëria me punën e Presidentes Vjosa Osmani më e larta në historinë e institucionit të Presidencës. Kënaqshmëria e qytetarëve të Kosovës me punën e Presidentes Osmani, sipas rezultateve të edicionit të 26-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik UNDP-së, është 69 %”, shkroi ai.

Kjo përqindje, shkroi Kupina, është më e larta ndonjëherë në historinë e institucionit të Presidencës.

“Lidership, vizion, përkushtim, gardiane e interesit qytetar e shtetëror dhe e aleancave, përfaqësuese e denjë shtetërore!”, shkroi Kupina mes tjerash.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera