Lajme

Kupchan: Putini s’ka gjasa ta sulmojë NATO-n

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 19 March 2024

Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork, tha se një sulm i qëllimshëm dhe i hapur kundër një vendi të NATO-s nga Rusia nuk ka gjasa të ndodhë, edhe nëse Donald Trump e fiton Shtëpinë e Bardhë.

“Shumë e rrezikshme. Putini ka treguar tashmë njëfarë papërgjegjshmërie, por ai tashmë po lufton për të mposhtur Ukrainën. Nuk mendoj se ai dëshiron ta gjejë veten në luftë me Ukrainën plus 32 vendet e NATO-s”, tha ai.

Kupchan këto komente i bëri në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Serra kur u pyet se nëse me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, do të rriteshin gjasat që Putin të nisë provokime ose sulme ndaj vendeve të tjera përveç Ukrainës, si për shembull ndaj Estonisë.

-Advertisement-

Lidhur me atë se nëse Trumpi i cili kërcënon të largohet nga NATO-ja dhe inkurajon Putinin të bëjë “çfarëdo dreqin të dojë” në vendet evropiane nëse ato nuk kontribuojnë më shumë në mbrojtjen e NATO-s, ai tha se “Trump thotë shumë marrëzi për NATO-n dhe fyen aleatët. Por nëse dikush bën një hap prapa dhe pyet se çfarë do të përfitonte Trump duke tërhequr Shtetet e Bashkuara nga NATO, përgjigja është se ai nuk do të kishte asnjë avantazh. Ai nuk do të kishte më vota. Në Shtetet e Bashkuara, Aleanca Atlantike mbështetet fuqishëm nga të dyja palët, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës. Dhe, në rast të tërheqjes nga NATO, cili do të ishte mesazhi për aleatët më tradicionalë si Gjermania, Italia, Japonia, Koreja e Jugut?”, transmeton Klankosova.tv.

Ai mes tjerash deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron të negociojë është se ekuilibri në terren ka ndryshuar: rusët po përparojnë dhe kjo redukton presionin ndaj Kremlinit për të gjetur një rrugëdalje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera