Sport

Kupat e Evropës, ja kur i zhvillojnë takimet klubet shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 16 July 2018

Ekipet shqiptare do të kërkojnë triumfin në kupat e Europës, pavarësisht rezultateve jo fort pozitive në ndeshjet e para.

Përballjet e kthimit, janë ato që do të përcaktojnë fatet e klubeve shqiptare në Europës. Kukësi, Drita dhe Shkëndija, janë 3 skuadrat shqiptare që do të zbresin në fushë ditën e nesërme.

kupa

-Advertisement-

Verilindorët e Armando Cungut, do të kërkojnë një rezultat pozitiv në sfidën e kthimit ndaj Valetës në Maltë, pas barazilimit 0-0 në “Loro Boriçi”. Kjo përballje do të startojë në orën 18:00.

kukesi

Mision i pamundur për Dritën e Gjilanit. Kampionët e Kosovës, do të përballen mes Malmos. Sfida e kthimit do të jetë thjesht një formalitet, pasi takimi i parë u mbyll me rezultatin 3-0 për suedezët.

Drita

Shkëndija e Tetovës është skuadrat tjetër shqiptare në pozitat më komode nga të gjithë. Kuqezinjtë arritën të fitonin me rezultatin e thellë 5-0 ndaj uellsianëve të TNS-së dhe kualifikimi duket i sigurt për skuadrën e Qatim Osmanit.

shkendija-665x639

Dita e mërkurë ka rezervuar vetëm një përballje. Do të jetë Shkupi që do të zbresë në fushë. Skuadra shqiptare do të ketë përballë Rejnxhërsin e Stiven Zherard. Edhe pse duket e pamundur, bardheblutë do të kërkojnë përmbysjen e çmendur në shtëpi, pas humbjes 2-0 në takimin e parë në Skoci.

FC-SHKUPI-Logo-Liga-Evropa

Dita e enjte kulmon me 4 sfida të vlefshme për Ligën e Europës. Laçi do të presë qipriotët e Anorthosis pas humbjes 2-1 në transfertë. Kurbinasit janë optimist për një fitore që do t’iu siguronte kualifikimin për më tej.

laci1

Në orën 19:00 në fushë do të zbresë edhe Prishtina e Mirel Josës, e cila barazoi në transfertën ndaj Fola Esh me rezultatin 0-0. Një fitore minimale do t’i siguronte kualifikimin prishtinasve.

prishtina

Në orën 20:00, Luftëtari do të kërkojë të kthejë nderin në vend pas humbjes turpëruese 5-0 ndaj Ventspils. Gjirokastritët do kërkojnë të marrin hak në sfidën që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” edhe pse përmbysja duket si çmenduri.

Luftetari

Partizani është skuadra tjetër shqiptare që do të luajë ditën e enjte në Ligën e Europës. Të kuqtë e Skënder Gegës, do të jenë mysafir në Slloveni ku do të ndeshen me Mariborin.

partizani1

“Demat e Kuq” nuk kanë asgjë për të humbur në këtë sfidë pas disfatës 0-1 në “Selman Stërmasi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera