Kungulli s’shkon gjithmonë mbi ujë

Autori: Gazeta inFokus
12:13 | 01 October 2023
Duke qenë vetë populliste Qeveria e Serbisë në këto dy vitet e fundit po e ekspozonte çdo ditë e më shumë Qeverinë e Kosovës po ashtu populliste si refuzuese të dialogut që po ndërmjetësohej nga BE. Dhe këtë po e bënte në mënyrë gati të përsosur: po aktivizonte rebelim ‘civil’ (në esencë kriminal) në veri të Kosovës për ta ekspozuar kështu Policinë e Kosovës si kinse rrezikuese të interesave të serbëve atje. Zaten pikërisht për këtë arsye Serbia që 24 vite mban forca të maskuara kriminale në veri të Kosovës, për ta sfiduar qetësinë e shtetit që mezi po bëhej. E në sytë e botës gjithmonë është pala civile ajo që dhimbset e jo pala me uniformë siç ishte Policia e Kosovës. Prandaj, Serbia e Rusia po projektonin rebelim ‘civil’ e që në fakt ishte tërësisht paramilitar terrorist.
Përmes kësaj përsosshmërie kriminale, pra përmes ‘civilëve’ në veri, Serbia e Rusia po ia dilnin gati me sukses ta ekspozonin mjaftueshëm Kosovën si palën destruktive dhe refuzuese në procesin e dialogut. Pra, Serbia e Rusia përmes Kosovës po e refuzonin dialogun për ta lënë Kosovën përgjithmonë vatër krize. Ekspozimin e Policisë së Kosovës në veri Serbia e Rusia po e përkthenin para botës si rrezikim të serbëve në veri, ndaj dhe kjo sipas tyre (Serbisë e Rusisë) linte të nënkuptohej se duhej hapur rrugë një ndërhyrjeje ushtarake (kuptohet të maskuar) kinse për mbrojtjen shpëtimin e serbëve e që në esencë synonte ndarjen e veriut të Kosovës.
Konfrontimi i Qeverisë së Kosovës me SHBA e BE derisa edhe u fut nën sanksione të tyre ishte saktësisht efekti që mezi po e prisnin Serbia e Rusia për t’u përgatitur për sulm.
Dhe duke e mbajtur Kosovën të konfrontuar, izoluar dhe për më tepër të sanksionuar nga SHBA e BE, Serbia e Rusia po e shfrytëzonin kohën duke përgatitur agresion në Kosovë duke menduar që Perëndimi s’do të reagonte, ngaqë sipas tyre ishte Kosova ajo që duhej të frenohej e asesi më Serbia, kjo sepse sipas Serbisë e Rusisë ishte Policia e Kosovës ajo që po rrezikonte sigurinë rajonale e asesi Serbia e Rusia, e të cilat (këto të fundit) me ngulm po kërkonin hapjen e një fronti të dytë në Evropë krahas Ukrainës për ta sfiduar para se gjithash SHBA-në. Në rrafshin ndërkombëtar kishin filluar me të madhe kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës si pala refuzuese në dialog me Serbinë.
E për fat të keq Qeveria e Kosovës – e rënë plotësisht nën grackën e Serbisë dhe Rusisë – as që donte t’ia dinte për këshillat e SHBA-së e BE-së që të këmbëngulte në arritjen e një marrëveshjeje politike me Serbinë e të mos merrej me tabela të kota të veturave e Kryetarë të ngujuar komunash që s’guxonin të dilnin as në dritare se lëre më në rrugë. Thjeshtë për efekte populliste dhe elektorale, Qeveria e Kosovës bënte tërësisht të kundërtën e asaj që i kërkohej nga Perëndimi duke u munduar të arsyetohej se po e shtrinte sovranitetin në veri e që në fakt po e humbiste çdo ditë e më shumë.
Ndërkohë, Serbisë e Rusisë po u interesonte pikërisht ky konfrontim i Kosovës me Perëndimin, diçka që ato e kanë pasur synim madhor. Rritja e antiamerikanizmit në Kosovë e nxitur nga gjuha e papranueshme e Qeverisë së Kosovës e shtrirë edhe në elektoratin e saj vazhdon të jetë edhe sot e frikshme.
Dhe 14 shtatori 2023 ishte shkëndija pas së cilës Serbia e Rusia me gjasë mezi po prisnin për aktivizim ushtarak kriminal, ngase Kosova ishte ekspozuar nga ky takim hapur si pala refuzuese në dialog. Deri në këtë pikë Kosova po rrëshqiste kah më së shumti i konvenonte Serbisë e Rusisë e kah më së paku Perëndimit dhe vetë Kosovës. Futja e Kosovës në kaos do t’i ndihmonte Serbisë e Rusisë që problemi Kosovë-Serbi të shtyhej deri në 2024 si vit elektoral në SHBA e BE dhe ku pastaj Kosova do të ngelej nën sanksione të Perëndimit edhe për së paku 2 vite deri në një rifillim të mundshëm të dialogut me pozicion të dobët të Kosovës. Shtyrja e problemit të Kosovës do t’ia zgjaste pushtetin Vuçiçit për ta mbajtur peng integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
Hiq më larg 11 ditë pas dështimit të dialogut Kosovë-Serbi, më 25 shtator 2023 veriu i Kosovës u gjet nën sulm paramilitar terrorist, ngjashëm siç kishte bërë Rusia në Donbas e Krime dhe Serbia në Kroaci. Se a e kishin planifikuar për po atë ditë sulmin apo për më vonë por që megjithatë ishin dekonspiruar, këtë ndoshta s’do ta marrim vesh kurrë. Megjithatë, Serbia e Rusia si duket kishin keqllogaritur se Perëndimi s’do të bëzante ndaj një blic-pushtimi të veriut të Kosovës për ta bërë atë fakt të kryer. Serbia e Rusia kishin harruar si duket që askush në botë kurrë në histori e as sot s’ka pasur shërbime më të fuqishme inteligjente sesa SHBA me aleatë të saj. Sado që sulmi paramilitar terrorist ishte i maskuar, SHBA me aleatë të saj ishin plotësisht të informuara se ç’po ndodhte në veri, fakt ky që e shpjegonte më së miri këmbënguljen e vazhdueshme të SHBA-së që Kosova të përqendrohej në arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje politike me Serbinë e asesi të merrej me aspekte teknike siç ishin tabelat e veturave që çonin ujë në Serbi e Rusi.
Pra, ato që e dështuan planin serbo-rus ishte pikërisht ky dekonspirim që me shumë gjasë Perëndimi ia bëri sulmit paramilitar terrorist bashkë me mbështetjen plotë që SHBA e BE i dhanë Policisë së Kosovës për të vepruar pa hezituar. Ndërkohë, presioni i menjëhershëm diplomatik i Perëndimit ndaj Serbisë e detyroi Serbinë që t’i tërhiqte shumicën e forcave ushtarake përreth kufirit të Kosovës. E tëra kjo bëri që Serbia të ekspozohej para botës si pala agresore dhe kjo ishte fitore e madhe politike e Perëndimit dhe Kosovës. Se sa do të arrijë ta shfrytëzojë Kosova këtë përparësi mbetet për t’u parë. Nëse Kosova vazhdon konfrontimin me Perëndimin, Serbia do të mund ta rikthejë prapë epërsinë, e vetëdijshme që Perëndimi po mundohet me çdo kusht ta fusë nën ombrellën e tij. A.H.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Lajçak njofton se po përgatitet për raundin e ri të bisedimeve me Bislimin dhe Petkoviqin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak,...
-
Ky është viktima e tentim vrasjes në Pejë
Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës p...
-
Mediat britanike: Bandat shqiptare ‘oferta’ për festa, 5 mijë funte për kalim në Angli
Emigrimi i paligjshëm i emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe vijon ...
-
Kurti në Berlin: Mërgata jonë mbetet motor kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti ka takuar sot bashkatdhetarët tanë në Berlin të Gjer...
-
Diplomati holandez: Serbia të përcaktohet se cilën rrugë do ta zgjedhë
Diplomati holandez, Pieter Feith, ka kritikuar politikën e Serbisë. Ai thotë ...
-
“Përkeqësimi i ambientit për të bërë biznes”, edhe Ministrja Hajdari i reagon Avdullah Hotit
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokr...
-
Kështu duket kryeqyteti në fundvit
Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje tjetër në prag të festave të fundvitit...
-
Murati i reagon Hotit që tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar dep...
-
VV: S’ka asnjë shpjegim që komunat e drejtuara nga PDK, LDK e AAK nuk ua falën qytetarëve 100 eurot e tatimit në pronë
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një postim lidhur me “100 eurot e tatimit në pro...
-
Blinken: Izraeli duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i kërkoi Izraelit të bëjë më s...
-
Qeveria Kurti, në tre vjet asnjë njohje ndërkombëtare
Në tre vite qeverisje nga Albin Kurti, Kosova nuk ka mundur të realizojë asnj...
-
Reshje bore në Shqipëri, probleme në një pjesë të Rrugës së Arbrit
Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e borës në disa pjesë të Shqipërisë, teks...