Kundërshtohet zgjatja e afatit prej dy vitesh për aplikim të viktimave të dhunës seksuale
Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 03 June 2023
Nga shkurti asnjë i mbijetuar i dhunës seksuale nuk ka pasur mundësi të deponojë kërkesën për njohjen e statusit nga shteti.
Me përfundimin e afatit për aplikim, komisioni qeveritar është marrë me lëndët e vjetra, të personave që më parë kanë kërkuar beneficionin ndërsa aktualisht, është në proces plotësim-ndryshimi i ligjit, i cili mundëson zgjatjen e afatit vetëm për dy vjet.
E, organizatat në Kosovë po shprehin kritikat dhe kundërshtinë për këtë propozim, meqë thonë se është e pamjaftueshme dhe mesazh jo i mirë për vetë viktimat e dhunës seksuale të luftës.
Ndërs ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se zgjatja e afatit prej dy vitesh është kërkesë e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
“Komisioni, i cili ka qenë i mandatuar që të adresojë këtë çështje na ka treguar që kanë nevojë për afat shtesë në raport me këtë çështje, gjegjësisht për aplikim të personave që janë dhunuar seksualisht gjatë luftës. Prandaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës duke pasur parasysh që referuar raporteve vendore dhe ndërkombëtare flitet për 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës, pastaj kemi parë se sa është numri i aplikimeve”.
“Sigurisht që kemi konsideruar që është e rëndësishme që ky afat të rritet. Në të ardhmen edhe mund të ketë kërkesa shtesë që ky afat të rritet sërish, por ne kemi vepruar në përputhje me kërkesat e komisionit, sepse ata kanë qenë në fakt personat përgjegjës që janë marrë me këtë çështje dhe kemi proceduar ndryshimin në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu, shkruan KP.
Ndërsa, Feride Rushiti që udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës deklaron se institucionet kanë krijuar vakuum ligjor tash e sa muaj.
“Që nga 5 shkurti deri më tani, komisioni ka pushuar së funksionuari. Ai punon me lëndë, të cilat janë deponuar deri më 5 shkurt, por nuk është i mandatuar për të pranuar lëndë të reja. Nga 5 shkurti deri më sot asnjë e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës nuk ka mundësi të deponojë kërkesën si e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës e më pastaj të përfitojë pensionin, ashtu siç parashihet me ligj”.
“Çka ka krijuar një vakuum ligjor dhe ua ka pamundësuar grave dhe burrave, të cilët janë të përgatitur dhe janë duke pritur në proces për të aplikuar për njohjen e statusit të tyre si viktimë e dhunës seksuale”, tha Rushiti.
Rushiti përsërit kërkesën që afati për aplikim mos të limitohet, meqë siç thotë ajo, në rajon të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë të drejtë të aplikojnë gjatë gjithë kohës.
Ndryshe, aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj. Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...