Uncategorized

Kundërshtohet “Projektligji për promovimin e zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve Xizang – Kinë 

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 13 July 2024

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës(AKPK) dhe Konferenca Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) kundërshtuan miratimin dhe nënshkrimin nga pala amerikane për hyrjen në fuqi të të ashtuquajturit “Projektligj për promovimin e zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve Xizang-Kinë ”

Organi suprem legjislativ i Kinës i kërkoi njëkohësisht Shteteve të Bashkuara të respektojnë angazhimin e tyre për të pranuar se Xizang është pjesë e Kinës dhe nuk mbështet “pavarësinë e Xizang-ut”

Xizang ka qenë një pjesë e pandashme e territorit të Kinës që nga lashtësirat, dhe punët e Xizang-ut janë thjesht çështje të brendshme të Kinës, të cilat nuk lejojnë asnjë ndërhyrje nga jashtë. Banorët e të gjitha kombësive që jetojnë në Xizang kanë punuar së bashku dhe kanë arritur fitore në betejën kundër varfërisë. Ata po gëzojnë qëndrueshmëri shoqërore, zhvillim ekonomiko-kulturor, një mjedis më të mirë natyror dhe një jetë më të lumtur, thuhet në deklaratën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera