Lajme

Kundërshtimet për ndërtimet te Badoci, ministria pret dosjen për shqyrtim nga komuna

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 18 January 2020

Liqeni i Badocit nuk po përballet vetëm me nivel të ulët të ujit. Tash e një javë, për këtë zonë po diskutohet edhe për një projekt ndërtimi. Lidhur me këtë ndërtim institucionet kryesore nuk janë njëzëri. Nga MMPH-ja ende po kundërshtojnë se kompania ka marr pëlqim mjedisor.

Institucionet ende nuk kanë qartësuar çështjen e dokumentacionit për projektin e ndërtimit te Badoci.

Ka kaluar një javë prej kur në vend nisi një debat i gjerë për një projekt ndërtimi në zonën e Liqenit të Badocit.

-Advertisement-

Për më shumë se 7 ditë, ende nuk është qartësuar përgjegjësia institucionale dhe baza ligjore mbi të cilën ka vepruar kompania.

Në Ministrinë e Mjedisit e Planfikimit Hapësinor, vazhdojnë të përsërisin e nuk kanë asnjë evidencë se ky institucion i ka aprovuar ndonjë pëlqim mjedisor.

Sipas ministrit në detyrë të MMPH-së, Fatmir Matoshit, pa këtë pëlqim kompanisë edhe leja për kushte ndërtimore e lëshuar nga Komuna e Prishtinës do të anulohet.

Matoshi thotë se janë në pritje që Komuna të dorëzojë dosjen e plotë të këtij rasti, e pastaj të marrin masat e nevojshme.

Edhe Ardian Nrecaj, i cili ka nisur iniciativën e krijimit të një grupi në mbrojtje të Liqenit e që kundërshton projektin në fjalë, pohon se ka disa paqartësi ligjore.

Nrecaj thotë se ka një interesim të madh të njerëzve t’i bashkohen kësaj kauze, të cilën thotë se do ta dërgojnë deri në ndalimin e ndërtimeve.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës gjatë javës kishte bërë publike disa nga dokumentet që i ka lëshuar kompanisë, por që është në pritje të kompletimit të dosjes nga ana e drejtorisë së Urbanizmit.

E në MMPH thonë se kompania ka të drejtën e aplikimit për leje mjedisore, por që kriteret për zonat e mbrojtura sipas ligjit janë tejet strikte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera