Sport

Kundër Kroacisë, pa frikë…pa pretendime

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 28 August 2017

Me vetëdijen se do të luajë ndaj kombëtares favorite për të fituar grupin eliminator dhe në një stadium si “Maksimir”, që nuk lë vend për diskutime, përfaqësuesja e Kosovës po përgatitet për transfertën më të vështirë të kualifikueseve të botërorit.

Trajneri kosovar Albert Bunjaku vendosi theksin te baza për të ardhmen, më shumë sesa pretendimet për pikë në tokën dalmate.

“Mendoj se më e rëndësishme është ta kuptojmë ku ishim e ku jemi. Kemi krijuar një kombëtare solide dhe një kombëtare me një moshë mjaft premtuese që është në ngritje. Dëshira dhe shpresat janë që të rritet sa më shpejt”, tha ai në konferencën për shtyp.

-Advertisement-

Sfidat e muajit shtator ndaj Kroacisë dhe Finlandës kërkojnë përgatitje të madhe fizike, por tekniku kosovar tha se nuk kishte dyshime për listën që e plotësoi në pak minuta.

“Ballafaqohemi me kundërshtarë që ka lojtarë tek Barcelona, Reali i Madridit, por kjo nuk na frikëson. Për kombëtare të tilla, mjaftojnë 2-3 raste dhe nga këto 2-3 raste në portë, mundësitë janë të mëdha që një të jetë gol”, shtoi ai.

Kosova gjendet e fundit në grupin I të eliminatoreve, me vetëm 1 pikë në 6 ndeshje të zhvilluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera