Lajme

KUND kërkon shkarkimin e Zyrtarëve Qeveritar

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 30 March 2018

Qendra Kosovare për Transparencë, Llogaridhënie dhe Kundër Korrupsion – KUND, ka kërkuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit hetimin e deportimit të shtetasve turq të enjten nga autoritetet kosovare në Turqi, shkruan Infokusi.

KUND poashtu ka kërkuar edhe inicimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Zyrtarëve të lartë të Qeverisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhuni, për shkeljet kushtetuese ligjore.

Sipas KUND, deportimi i tyre në Turqi, është shkelje e ligjeve të Kosovës dhe Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

-Advertisement-

Policia e Kosovës, të enjten ka arrestuar 6 shtetas turq me leje qëndrimi në Kosovë. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera