“Kunatin e ke të akuzuar për terrorizëm”, përplasje e ashpër mes Blerta Deliut e ministres Haxhiu
Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 19 November 2021
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, se kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut.
Deliu e pyeti Haxhiun se si takohet me homologët e saj, kur, siç tha, në CV i shkruan që “e ka të arrestuar kunatin për terrorizëm në Maqedoni”.
“Një Ministre që vjen sot këtu dhe lëshohet në shpifje të pavërteta, kunatin e saj e ka të akuzuar për terrorizëm. Imagjinoni, Ministrja e Drejtësisë që vjen sot dhe më flet për sistemin e drejtësisë në Kosovë, e kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni, sot mua më jep e më mban leksione për system të drejtësisë. Si takoheni ju me homologë znj.Ministre, si e takon një Ministre të Gjermanisë, kur në CV’në tënde shkruan që kunatin e keni të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni”, tha Deliu-Kodra, raporton Express.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe Haxhiu. Ajo ka sqaruar se rasti për të cilin po flet Kodra-Deliu është rasti i Kumanovës, duke shtuar se kur bën akuza të tilla duhet të rrijë në sallë.
Tutje, Haxhiu ka thënë se ndoshta deputetja e PDK’së e di si ka ndodhur ky rast dhe është mirë të tregojë, duke thënë se zbulimi i këtij rasti është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
“Znj.Deliu, kur bën akuza të tilla duhet të rrijë në kuvend e jo të ik nga Kuvendi. Kjo nuk është formë e mirë e diskutimeve, sepse në momentin kur ka akuza të tilla ish dashtë me qëndru dhe jo me ik prej Kuvendi. Për ata që se dijnë, është fjala për rastin e Kumanovës. Le ta vlerësojnë institucionet e drejtësisë, sepse është një enigmë e madhe, se si ka ndodh ai rast. Ndoshta Blerta Deliu e din. Le të tregojë si ka ndodh rasti i Kumanovës. Pra, është mirë me e tregu sepse është shumë e rëndësishme edhe për Republikën e Kosovës si shtet, që shtetasit tanë që i kemi në Maqedoni me ditë çka ka ndodhë me ta, kush ka qenë prapa tyre, pra pres që të kemi informacione dhe nëse keni urdhëro edhe të diskutojmë për këto”, ka deklaruar Haxhiu.
Më pas, deputetja Deliu ka kërkuar fjalën sërish nga kryetari Konjufca, pasi ministrja Haxhiu ia ka përmendur emrin në fjalimin e saj.
“Kryetar ma jep fjalën, emrin ma ka përmend”, ka thënë Deliu.
Por, Konjufca ka refuzuar t’ia jap fjalën.
“Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai.
Nga distanca, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flas por të dalë jashtë.
“Mos më fol, hiç mos fol dil jashtë”, i ka thënë Deliu ministres Haxhiu.
Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë.
“Dil në konferencë për media arsyetohu”, ka thënë Haxhiu.
Të tjera
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...