Lajme

Kunati i ministres Haxhiu kritikon familjen Jashari dhe Kurtin: S`ka inate për varrime e kryeshëndoshë, kryeministri është i popullit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 19 Mars 2025

Kunati i ministres, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti, dhe familja Jashari nuk morën pjesë dje në ceremoninë e varrimit të babait të Hashim Thaçit.

Dardan Krasniqi, ka shkruar se ‘burrat e dheut’ nuk kanë mbajtur inate për varrime kryeshënoshë.

Ai tha se kryeministri është i popullit dhe se politika është e zeza e madhe e kombit.

-Advertisement-

“Familja Jashari – është e popullit! Kryeministri është i popullit! Sot munguan në një ngjarje ku do të duhej të ishin prezent! Unë e di se do thonin aty ku nuk shkon Familja Jashari dhe Kryeministri ka diqka! E vërteta e burrnisë dhe traditës shqiptare që është aseti më i çmuar i kombit tonë do të thoshte: Aty ku shkon i gjithë populli anë e mbanë shqiptarisë pse nuk shkon edhe Ti! Kurrë në historinë tonë, nuk ka ndodhë që për festa kombëtare e fetare, bajram e pashkë, për varrime e kryeshënoshë burrat e dheut të kenë patur inate! E kam thënë se POLITIKA është e zeza e madhe e kombit tonë!”, ka shkruar Krasniqi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy