Rozë

Kunatat më të mira në Kosovë dalin me një sqarim publik: S’e krijuam lidhjen tonë për famë

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 04 May 2021

Në një bisedë virtuale në emisionin e mëngjesit Alarm në ATV, Valentina dhe Donika Hoti të martuara për dy vëllezër që jetojnë në Gjermani kanë folur për raportet që kanë njëra me tjetrën.

Kjo intervistë e tyre u shpërnda mjaft shumë në rrjete sociale, duke bërë që dy kunatat tashmë të njihen nga publiku shqiptar, shkruan Reporteri.net.

Pas intervistës, Valentina dhe Donika dolën me një sqarim publik të cilin e shpërndanë në instastory në rrjetin social Instagram.

-Advertisement-

“Një sqarim për të gjitha juve. Ato ‘Femra’ që lidhjen tonë që kemi si kunata e mendojnë që kemi bo vetëm për famë, ju kishim kshillu që ndoshta me u vetdijsu dhe ju si ne e me respektu njerzimin ashtu siq jan sdo e kishi pas kët mendim.”, thuhet në postimin e tyre.

Ato sërish kanë sqaruar se hapja e llogarisë së përbashkët në Instagram është bërë pas kërkesave të grave shqiptare në grupe të ndryshme në rrjete sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera