Lajme

Kunata e Ismajl Kurteshi avancohet kundërligjshëm në universitet publik

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 21 August 2019

Universiteti publik “Kadri Zeka” po bën avancime të kundërligjshme të stafit akademik.

Voglushe Kurteshi – gruaja e vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshit është punësuar pa përvojë pune dhe kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në maj të këtij viti është punësuar si profesoreshë e Rregullt në Universitetin “Kadri Zeka”, gruaja e vëllait të deputetit të Vetëvendosjes. Punësimi i saj ka qenë i kundërligjshëm. Kjo pasi Voglushe Kurteshi ka diplomuar në moshën 38 vjeçare. Rregullorja për Avancimin e Stafit Akademik – neni 13 pika 1.2 e specifikon se nevojiten se paku 3 vite përvoje pune për gradën Prof.Ass i rregullt. Voglushe Kurteshi ka filluar punën më 1 tetor të vitit 2016 në Universitetin “Kadri Zeka”.

-Advertisement-

Kështu theksohet edhe në Raportin Recenzues. Komisioni Recensues e zgjedh Profesoreshë dhe e dërgon në Senat në muajinmaj 2019. Që i bie, Voglushe Kurteshi i ka vetëm 2 vite e 8 muaj përvoje pune dhe jo 3 vite të plota.

Mësohet se në nëntor të vitit 2018, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nuk e ka përzgjedhur si mësimdhënëse, Kurteshin për shkak të përvojës së punës dhe e specifikon në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera