Lajme

Kumnova: Nënat rritën fëmijë jetim, askush nuk i realizoi kërkesat tona

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 14 November 2021

Përfaqësuesja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nysrete Kumnova, në një prononcim për T7 ka treguar se ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar, duke uruar që të fitojë më i miri.

Kumanova tha se asnjë qeveri nuk ka realizuar kërkesat e nënave që humbën më të dashurit e tyre në luftë.

“Sot e qita votën, kërkojmë të fitojë më i miri, jemi qytet i dëmtuar…Kjo kategori ka shumë kërkesa që s’janë realizu nga asnjë qeveri, kjo kategori i nevojitet ta mbështesin me paga të konisderueshme ose të mjaftueshme, sepse nënat dhe gratë kanë rritur fëmijë jetimë të cilëve u janë rrëmbyer prindërve të tyre dhe nuk kanë mbështetje nga askush”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera