Lajme

“Kumanova”, të akuzuarit kërkojnë dëshmitarët

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 12 June 2017

Dëshmitari i palës mbrojtëse në rastin e Kumanovës, Shenasi Memeti, i punësuar në Agjencinë për Inteligjencë nuk u paraqit në gjykatë për të dhënë dëshmi duke qenë i dyshuar se ka ftuar grupin e armatosur në Maqedoni dhe që ka pasur kontakte më disa prej tyre.

Gjykatësja nuk dha ndonjë sqarim për mungesën e Memetit por vetëm tha se  ftesa është dërguar në mënyrë të rregull deri tek adresa e dëshmitarit. Të akuzuarit vazhdojnë të mos e njohin këtë trup gjyqësor dhe në shenjë proteste përsëri kanë lëshuar seancën.

“Sinqerisht kam pasur konsideratë të lartë për punën që po e bëni. Kam shpresuar se jeni një zonjë e hekurt e cila do ta zbardh këtë rast në tërësi, mirëpo më se i qartë është bashkëpunimi juaj me prokurorinë”, tha Dem Shehu, i akuzuar.

-Advertisement-

“Pse Shenasi Mehmetin, nuk është arrestuar për t’u sjellë në gjykatë. Kur ishte puna të më arrestoni mua deri në Hotël erdhët. Ju nuk jeni asgjë, përpos një  gjykatë e VMRO-së”, deklaroi Ragmi Latifi, i akuzuar.

“Nuk e pret lirimin e tij, por vetëm kërkon drejtësinë, këtë ta keni të qartë”, tha Bajram Elshani, i akuzuar.

Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska, tha se të akuzuarit kanë pasur rastin të prononcohen, por sipas saj ata kanë përmendur vetëm emrin e Shenasi Mehmeti. I akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Malisheva ka parashtruar kërkesë deri Këshilli penal, për heqjen e autorizimit të avokatit Naser Raufi. Duke ju referuar dispozitave ligjore, Trupi gjykues, ia bëri të ditur se brenda tre ditëve Krasniqi, në gjykatë duhet të dorëzoj njoftim për avokatin  e ri , ose nëse kjo nuk ndodhë atëherë gjykata me automatizëm të akuzuarit Krasniqi, do t’i caktoj avokat tjetër . Avokati Naser Raufi, ka kërkuar shkarkimin e Prokurorisë gjegjësisht Sektorit për krim të organizuar i cili e heton këtë rast. Sipas Raufit  kjo prokurori nuk është kompetente për zhvillimin e hetimeve për ngjarjet e Kumanovës, për arsye se shumë biseda telefonike lidhur me këtë ngjarje nuk janë publikuar. Avokatja Artene Iseni, deklaroi se nuk është e qartë nëse përshpejtimi i këtij procesi bëhet nën presionin e afatit ligjor, apo me dëshirën për t’i shpallur fajtorë sa më shpejt të akuzuarit.

“Do ta përmendi shembullin e fundit, gjykata refuzoi plotësimin e dëshmive të provave, me arsyetimin se mbrojtja është dashur t’i parashtron qysh në fazën e hetuesisë. Ne të hënën përsëri kemi propozuar dëshmi të reja, për arsye se ato dëshmi kanë dalë nga vet procesi gjyqësor. Do të thotë se mbrojtjes, as të akuzuarve, as në fazën e hetuesisë, as në fazën e vlerësimit të aktakuzës nuk u është lejuar qasje në provat e propozuara nga ana e prokurorisë”, deklaroi avokatja Artene Iseini.

 

Seanca e ardhshme për gjyqësore për  rastin e  Kumanovës  do të zhvillohet me 14 qershor. /AlsatM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera