Lajme

Kultura në punë vlerësohet më shumë sesa paratë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 28 June 2018

Punonjësit vlerësojnë kulturën e punës më shumë se sa paratë

7 në 10 profesionistë do të refuzonin të punonin në një kompani me emër, nëse kjo do të nënkuptonte të duronin një klimë të keqe në punë, duke lënë pas arsye të tjera si paga më e ulët dhe mungesa e një promovimi, sipas një sondazhi të ri të LinkedIn, se si kultura e punës ndikon te qëndrimi në punë.

LinkedIn bashkëpunoi me Censuswide, në sondazhin ku morën pjesë 3,010 punonjës me kohë të plotë, duke i pyetur se çfarë vlerësojnë më shumë te një punëdhënës, arsyet se përse qëndrojnë apo largohen nga kompania dhe se si drejtuesit ndikojnë te përvoja e punës së punonjësit. Në krye të listës së faktorëve që punonjësit nuk do ta toleronin ishte kultura e keqe e punës, duke lënë pas një pagë më të ulët (65%) dhe të mos pasurit e titullit të punës që meritoni (26%).

-Advertisement-

Punonjësit vlerësuan edhe të ndierit mirë në punë: 51% ishin krenarë të punonin në kompani që nxisnin ekuilibrin jetë profesionale – jetë private dhe fleksibilitetin. Ata që nuk ishin krenarë për kompaninë e tyre (60%) thanë se shkak ishte mungesa e një lidershipi të fortë dhe frymëzues.

Kultura e punës ka ndikim të fortë te fakti nëse dikush qëndron apo largohet nga puna, veçanërisht të rinjtë. Millennials parapëlqejnë më mirë një shkurtim page në këmbim të një “cilësie jete” më të mirë në punë – sipas një studimi të Fidelity Pay-Cut – si orari fleksibël, mundësia për të punuar nga shtëpia etj. Të tjerë (86%) do të ishin të gatshëm të linin punën, nëse puna e re do të thoshte më shumë entuziazëm, krahasuar me 77% të amerikanëve në përgjithësi, sipas një sondazhi të Kelton Global në 2016.

Kur ju jeni të lumtur në vendin e punës, produktiviteti është më i lartë, pavarësisht hipotezave se stresi dhe presioni motivojnë punonjësit të punojnë më shpejt dhe më mirë. Një tjetër studim gjeti se punonjësit që janë të kënaqur në ambientin e punës janë 20% më produktivë se sa ata që nuk janë të tillë.

Një ambient pune armiqësor mund të jetë fizikisht dhe mendërisht stresues. Sipas American Psychological Association (APA), shpenzimet shëndetësore te kompanitë ku presioni dhe stresi është më i madh janë 50% më shumë se te kompani të tjera. APA vlerëson se më shumë se 500 miliardë dollarë nga ekonomia amerikane shkojnë për çështje që lidhen me stresin në vendin e punës dhe po për shkak të stresit në vendin e punës humbin 550 milionë ditë pune.

Faktori numër 1 që me shumë gjasa do të motivonte thuajse gjysmën e të intervistuarve të qëndronin në një vend pune për pesë apo më shumë vjet do të ishin të pasurit e bashkëpunëtorëve me të cilët të ndiheshin të lumtur të punonin dhe të ishin vetvetja. Për 46% të punonjësve ishte e rëndësishme edhe një punëdhënës që vlerësonte dhe ishte mirënjohës për punën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera