Lajme

Kultura bujqësore Alkekingi së shpejti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 June 2018

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi në ditën e dytë të vizitës në Itali është pritur nga biznesmeni Pierpaolo Cavaglieri, që kultivon kulturën bujqësore Alkekingi.

Zëvendësministri i shoqëruar me ekipin e tij vizitoi plantacionin prej 2 mijë hektarëve të mbjella me Alkeking si dhe ka vizituar industrinë e përpunimit të fidanëve “Gremizzi Sergio”, fabrikë kjo që bënë kultivimin e llojeve të ndryshme të fidanëve.

Thaçi dhe Cavaglieri u akorduan që në korrik të këtij viti të vij në Kosovë në një organizim të një forumi me fermer, bujq duke njoftuar dhe vetëdijesuar për kultivimin e kësaj peme në Kosovë.

-Advertisement-

Pas mbjelljes dhe kultivimit të kësaj kulture bujqësore në Kosovë, Cavaglieri do të vijë me investime kapitale në ndërtimin e një fabrikë për prodhimin e disa artikujve ushqimor nga kjo kulturë bujqësore ku dhe do të sigurohet dhe garantohet tregu i shtijës me një çmim të volitshëm të kësaj kulture bujqësore nga fermerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera