Lajme

Kullat e rezistencës në luftë, rrezikojnë të shemben në liri

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 28 November 2019

Ndonëse cilësohen simbole të rezistencës së luftës për liri, kullat e Jasharajve qysh nga paslufta janë në gjendje të mjerueshme.

Kullat që kanë qenë të pamposhtura nga topat, granatat, bombat dhe ushtria e Serbisë, sot po rrezikojnë të shemben në liri pa i prekur askush.

21 vite pas luftës së lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij me Ushtrinë dhe me Policinë e Serbisë, projekti për konservimin e kompleksit memorial “Adem Jashari”, në Prekaz ende nuk ka filluar, teksa vonesat vetëm sa po e përkeqësojnë gjendjen simboleve të lirisë së Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

-Advertisement-

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, tash e disa vite është nën mbikëqyrjen e agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale (AMKMK). Nga ky agjencion për “Zërin”, kanë thënë që janë në pritje të formimit të qeverisë së re dhe të formimit të Komitetit Ndërministror i cili do të merret me konservimin e Kullave të Jasharajeve..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera