Lajme

Kullat e Jasharajve rrezikohen të shemben, presin ndërhyrjen e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 08 February 2018

Me vite kullat e Jasharajve në Prekaz të Skenderajt kanë filluar të dëmtohen. Ciceroni i këtij kompleksi Ilaz Halimi ka thënë se para disa vjetësh si pasojë e dëmtimin një ballkon i shtëpisë është shembur.

Ai apelon të ndërmarrën masa sepse rrezikojnë të shemben.

“Fatkeqësisht gjendja ka filluar të përkeqësohet, sepse çarjet kanë filluar të rriten dhe mund të shembet edhe ndonjë pjesë”.

-Advertisement-

Cicëroni thotë se edhe mirëmbajtja e tyre është vështirësuar.

9 milionë euro ishin ndarë nga qeveria në vitin 2005, por që këto mjete janë përdorur për pjesën e jashtme të kullave.

Nga ajo kohë më nuk janë ndarë mjete për mirëmbajtjen e këtyre kullave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera