Kulla e Haradinajve priti qindra mysafirë

Autori: Gazeta inFokus
08:45 | 28 April 2017
I përballur me shumë sfida gjatë jetës së tij, kësaj radhe Hilmi Haradinaj ishte më i përmbajtur.
I ulur në kolltukun e odës në kullën e Haradinajve heshtur priste dhe përcillte me dhjetëra mysafirë të cilët kishin ardhur për ta uruar për lirimin e djalit.
E kur nisi të fliste, modest e fjalëpak si gjithmonë. Edhe kësaj radhe për të kjo ishte fitore për Kosovën dhe për UÇK-në.
“Po, e kemi pritur lirimin e tij. Tani ai po i kthehet vendit të tij”, thotë me bindje Hilmi Haradinaj. E sa për të mos marrë asnjë lëvdatë për vete, ai thotë se Ramushi tanimë nuk është vetëm i tij. “Ramushi nuk është i joni, i Gllogjanit apo i Kosovës, por i krejt Shqiptarisë. Kosova ka pasur nevojë për Ramushin”, ka rrëfyer kreu i Haradinajve.
Me rëndësi për babanë e dy dëshmorëve të UÇK-së ishte se lufta e UÇK-së u pastrua edhe këtë herë.
“Ata kanë luftuar për vendin e tyre, kanë luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ramushi, njeri i gjallë, do të përpiqet të punojë për mirë besoj”, ka përfunduar ai, shkruan gazeta “Zëri”.
E në mesin e familjes Haradinaj vendimin për lirimin e Ramushit e kanë përjetuar të gjithë.
“Lajm më të gëzueshëm kurrë nuk kemi pritur. Ramushi njëherë ka qenë në Hagë dhe e ka përfunduar me nder, edhe tash e përfundoi me nder dhe respekt, kjo dëshmon që lufta e UÇK-së ka qenë shumë e pastër çdoherë edhe ka me qenë çdoherë, edhe në fund drejtësia po tregon që ka qenë i pastër gjithmonë”, ka thënë Rasim Haradinaj, xhaxhai i Ramushit.
Ndërkohë, për të tilla raste në vizitë kësaj familjeje zakonisht i kanë ardhur edhe udhëheqësit e Deçanit.
Kryetari Rasim Selmanaj, i cili ishte për vizitë në familjen Haradinaj, ka thënë se vendimin për lirimin e Ramushit e kanë pritur jashtëzakonisht mirë.

Të tjera
-
Sulmi ndaj Top Channel që la të vdekur rojën – Policia shoqëron disa person në stacion
Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët mund të ken...
-
Munishi paralajmëron denoncimin e disa rasteve të rënda: “Kanë bërë kerre, banesa – unë me kredi”
Ish-trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka thënë sot se është dëmtuar në va...
-
Vendosja e pengesave me drunj e gozhda afër pikës kufitare në Bërnjak – deklarohet Prokuroria
Disa pengesa me drunj dhe një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben p...
-
Abazoviq: Do të doja që Mali i Zi të ishte nikoqir nëse do të ketë negociata të tjera mes Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se Mali i Zi është i gat...
-
Suedia ofron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, priti të hënën në takim ambasador...
-
Hill: Marrëveshja e Brukselit është për Kosovën dhe s’ka të bëjë me çështjen e pakicës shqiptare në Serbi
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë sot në Bujanoc se ...
-
Gratë shkollohen, burrat punësohen
Në sistemin universitar të Kosovës studentet – vajza dhe gra – përbëjnë numri...
-
Çfarë është transplantimi i flokëve?
Një transplant flokësh është një procedurë kirurgjikale që merren në formë fo...
-
Ministria e Shëndetësisë, “Jetimat e Ballkanit” e “Nënë Tereza” e bëjnë Mitrovicën me repart të Pediatrisë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm në Mitrov...
-
Policia gjobit dy shoferë, që kishin vozitur mbi 200 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h
Policia ka njoftuar se dje në rrugën Prishtinë- Pejë, në fshatin Kijevë, me a...
-
Lirohet nga akuza zyrtari i KEK-ut, akuzohej që i shkaktoi KEK-ut humbi afër 60 mijë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim, të hënën, e ka liruar nga ak...
-
Kosovari vdes në Amerikë derisa po shpëtonte një fëmijë
I riu nga Drenasi, Adem Qorri, i cili jetonte me familje në Florida të ShBA-s...