Lajme

Kuleba: G7 duhet t’i përgjigjet sulmeve raketore me më shumë sanksione ndaj Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 26 June 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, tha se vendet e G7 duhet t’i përgjigjen sulmeve të reja raketore kundër Ukrainës, duke vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe duke ofruar më shumë armë të rënda për Ukrainën.

“Një shtatëvjeçare ukrainas ishte duke fjetur i qetë në Kiev, derisa një raketë ruse shpërtheu në shtëpinë e saj. Shumë të tjerë rreth Ukrainës janë nën gërmadha. Samiti i G7 duhet të përgjigjet me më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe më shumë armë të rënda për Ukrainën”, shkroi Kuleba në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera