Kuleba: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të çonte drejt paqes në Evropë

Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 01 July 2023
Kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se Kievi po lufton paragjykimet dhe keqkuptimet e vjetra në lidhje me pasojat që mund të sjellë anëtarësimi i vendit të tij në aleancën ushtarake, NATO.
Ai gjithashtu kritikoi ish-drejtuesit e Gjermanisë që kishin bllokuar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim 15 vjet më parë.
Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Kulebas, anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të çonte në një luftë tjetër me Rusinë.
Përkundrazi, në një intervistë për mediumin Politico dhe gazetat gjermane Bild dhe Die Welt, ai tha se anëtarësimi i vendit të tij në NATO është “rruga drejt paqes” në Evropë.
Ai shtoi se Ukraina nuk pret që anëtarësimi të bëhet gjatë kohës sa lufta me Rusinë vazhdon, por “pas luftës, do të ishte vetëvrasje që Evropa të mos e pranonte Ukrainën si anëtare të NATO-s”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje muajin e kaluar liderëve të NATO-s që gjatë takimit të tyre në Vilnius në korrik, të përqendrohen në rritjen e kapacitetit luftarak të Ukrainës gjatë kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.
Një çështje kyçe që duhet ngritur gjatë takimit të 11 dhe 12 korrikut do të jetë e ardhmja e raporteve mes Ukrainës dhe NATO-s, tha Scholz.
Por, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk pret që NATO-ja ta miratojë kërkesën e Ukrainës për t’i nisur ftesë zyrtare për t’iu bashkuar aleancës, në samitin e ardhshëm.
“Në samitin në Vilnius, dhe teksa bëjmë përgatitjet për samit, ne nuk jemi duke diskutuar çështjen e ftesës zyrtare.Ne jemi duke diskutuar se si ta afrojmë Ukrainën me NATO-n”, ishte shprehur Stoltenberg./REL

Të tjera
-
IKShPK ndan këshilla për pushuesit që shkojnë në det
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla pë...
-
Shpërthen zja*rr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar
Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” ...
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...
-
Një i lënduar nga rra*hja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mi...
-
Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veri
Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në ...
-
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët prote...
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...